
Ndeshja e parë e gjysmë finales së “Copa Del Rey” mes Real Madridit dhe Barcelonës është mbyllur me rezultatin 0-1, me Barcelonën që merr fitoren e rradhës ndaj madrilenëve.
Pjesa e parë nisi e balancuar me të dyja skuadrat që bënë një lojë të kujdesshme, deri në minutën e 26-të, ku Militao në tentativë për të larguar topin e Kesie që po shkonte drejt portës, bëri një autogol duke i dhënë avantazhin Barcelonës.
Pas golit, Reali tentoi të barazonte shifrat dhe por pa sukses me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 0-1. Pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë nga Madrilenët të cilët kishin nevojën e një goli barazimi në shtëpi, për të shkuar në ndeshjen e kthimit të paktën me një barazim, dhe e kishin rastin në minutat e para të pjesës së parë me anë të Vinicius, por goditja e tij u devijua në goditje këndi.
Por pavarësisht përpjekjeve të shumta të Realit, 90-minutëshi u mbyll me rezultatin 0-1 dhe me këtë fitore Barcelona pret Madrilenët në shtëpi në avantazh.
Lini një Përgjigje