TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Mars 2023, 20:04

Toti përfundon sërish në gjykatë, ish-kapiteni i Romës do të përballet me një betejë më të madhe se ajo brenda katërkëndëshit të blertë

Shkruar nga Pamfleti

Toti përfundon sërish në gjykatë, ish-kapiteni i Romës

Ish-kapiteni legjendar i Romës, Françesko Totti, do të përballet me një “betejë” akoma më të madhe sesa ajo e dikurshmja brenda katërkëndëshit të blertë, atë ligjore, ku ndarja e pasurisë me ish-partneren Ilari Blasi do të jetë tema e diskutimit.

Data 14 mars do t’i vendosë të dyja palët përpara gjykatës, e cila do të japë verdiktin e kësaj historie pronash.

Nga ana sentimentale, të dy personazhet e mësipërm e vazhdojnë lumturinë në kahe të ndryshme.

Toti ndodhet në krahët e bukuroshes Noemi Boki, ndërsa Ilari i ka prezantuar së fundmi familjes së saj sipërmarrësin gjerman, Bastian Myler.

françesko toti ish-kapiteni legjendar i romës

Lini një Përgjigje