TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Mars 2023, 17:47

“Me Gasperinin nisëm një cikël fantastik”, Gjimshiti tregon rrugëtimin e tij: Dëmtimi më prishi planet, ky sezon është i ekuilibruar

Shkruar nga Pamfleti

“Me Gasperinin nisëm një cikël fantastik”, Gjimshiti

Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti i cili luan për Atalantën ka dhënë një intervistë për median italiane “Tuttosport”. Ai u shpreh se ky është një sezon shumë i ekuilibruar, teksa foli dhe për dëmtimin në sfidën ndaj Milanit.

Paraqitja me Atalantën-Kur unë u transferova tek Atalanta në krye të skuadrës ishte ende Edi Reja si trajner dhe vetëm më pas erdhi Gasperini me të cilin nisëm një cikël fantastik. U kualifikuam në Ligën e Europës dhe më pas në Ligën e Kampioneve. Në fillim të aventurës me klubin më larguan në huazim për dy sezone, por më pas u riktheva dhe gjithçka ndryshoi”.

Sezoni aktual- “Ky sezon është shumë i balancuar, të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe kampionati si rrjedhojë bëhet i komplikuar. Unë besoj shumë te projekti i Atalantës, por edhe te shokët e skuadrës. Kemi kaluar edhe kohë më të vështira, por gjithnjë kemi ditur të rikthehemi. E kemi treguar forcën”.

Dëmtimi-Në dy ndeshjet e para të sezonit unë isha titullar, por më pas erdhi dëmtimi. Pata një problem në sfidën me Milanin pas një dueli me Origin. Më pas kur u riktheva nga dëmtimi ishin të tjerë lojtarë që po bënin mirë në atë moment dhe nuk mund të rikthehesha menjëherë si titullar. Por, nuk ka asnjë problem në këtë pikë sepse bëhet për të mirën e skuadrës”, u shpreh Gjimshiti.

berat gjimshiti mbrojtësi i kombëtares kuqezi atalanta

Lini një Përgjigje