
Natën mes të mërkurës dhe të enjtes në Rosario të Argjentinës, dy burra me motoçikletë qëlluan me 14 plumba në një dyqan në pronësi të familjes së Antonela Rokozos, bashkëshortes së Lionel Mesit.
Autorët lanë gjithashtu një mesazh kërcënues të shkruar me dorë drejtuar “Pleshtit”, raporton “Oberainside”.
“Mesi, ne po të presim”, shkruhej në mesazh.
Dyqani ku janë drejtuar të shtënat është në pronësi të familjes së Antonelës dhe menaxhohet nga një prej të afërmve të gruas së yllit të famshëm.
Ekziston një teori që mafia dëshiron të zhvasë para nga familja Mesi. Ndërkohë, menjëherë pas kësaj ngjarje një panik i madh është krijuar te fansat e Mesit, të cilët janë të shqetësuar për jetën e futbollistit. Mbledhja e kombëtares së Argjentinës po afron dhe ylli i kombëtares “Albiçeleste” dhe bashkëshortja e tij pritet të vizitojnë Rosarion.
Lini një Përgjigje