
E ardhmja e Xhovani Kolelës te Partizani është në dyshim.
Humbja e fundit në Kupë ndaj Vllaznisë dhe rezultatet të cilat nuk kanë qenë shumë të mira kanë bërë që trajneri i të kuqve të mendohet dy herë për qendrimin ose jo në kryeqytet.
Gazetari i Oversport, Alban Xhihani bëri të ditur se “timonieri” nuk do të flasë para mediave pas sfidës. “Zhvilloi një bisedë të gjatë me drejtorin Olsi Rama dhe drejtorin sportiv Elton Marini pas ndeshjes këtu në korridorin e stadiumit. Kanë diskutuar dhe po vihet në pikëpyetje vijimësia e tij në pankinë. Nuk ia kanë kërkuar largimin, është ai që po e mendon. Ndaj do të shohim në vijimësi nëse do të jetë ai apo jo trajneri në derbi të hënën” – tha ai.
Lini një Përgjigje