TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Mars 2023, 17:50

Përfundojnë pjesët e para/ Vllaznia me një këmbë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, Teuta dhe Kukësi bëjnë paqe

Shkruar nga Pamfleti

Përfundojnë pjesët e para/ Vllaznia me një këmbë

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve që mbyllin fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Vllaznia është me njërën këmbë në gjysmëfinale, pasi ka mundur me rezultatin 2-1 Partizanin.

Shkodranët zhbllokuan shifrat në minutën e 11 me Kainan, Pas një topi në qendër nga e majta, Hoxha kapi topin, por i rrëshqiti nga duart dhe Kaina përfitoi duke e dërguar në rrjetë.

Në minutën e 33, ekipi i drejtuar nga Mirel Josadyfishoi shifrat me Çobën, pas një aksioni të shkëlqyer nga krahu i djathtë i Malës.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Partizani shkurtoi diferencën me Matondon, i cili gjuajti nga distanca dhe shkundi rrjetën e Qarrit.

Ndeshja tjetër, ajo mes Teutës dhe Kukësit është mbyllur me rrjeta të paprekura.

vllaznia partizani teuta kukësi kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje