
Kristjan Asllani u transferua gjatë merkatos së verës tek Interi, duke bërë kështu hapin e madh në karrierën e tij futbollistike. Drejtuesit e menduan si zëvendësuesin ideal të Brozoviç, por trajneri Inzagi nuk e pa si të tillë.
Këtë sezon talenti kuqezi ka luajtur vetëm 12 ndeshje në Serinë A. Në dispozicion ka pasur 286 minuta që do të thotë 23 minuta për ndeshje. 125 minuta në Champions League, 6 minuta të tjera në Superkupë dhe ka luajtur edhe 2 sfida në Kupën e Italisë.
Statistika këto që vërtetë janë zhgjënjyese. 12 milionë euro të shpenzuara për ta marrë në Empoli nuk janë justifikuar akoma. Kjo jo për mungesën e talentit të Asllanit, por mosbesimit të Inzagit.
Legjenda e njohur Kristian Vieri ka folur pikërisht për këtë, ku duke folur për “Bobo TV” ka deklaruar se si një talent si shqiptari akoma rri në stol dhe nuk preferohet nga Simone Inzagi.
“Interi është skuadra më e fortë në kampionat, askush nuk i ka Lukakun, Xhekon dhe Lautaron… Askush nuk i ka këta lojtarë apo edhe stolin e tyre. Unë pres shumë më tepër, ata janë një ekip i jashtëzakonshëm pavarësisht të gjitha problemeve që mund të kenë.
Shikoni stolin, De Vraj titullar i Holandës dhe që nuk luan, ose Damfris, ose Gosens që luante titullar te Gjermania. Brozoviç te Kroacia që është lideri. Asllani super talent që nuk e sheh fushën fare, as 10 minuta…. ”, deklaroi Vieri.
Lini një Përgjigje