
Derbi i kryeqytetit, sfida më e rëndësishme e futbollit shqiptar, do të zhvillohet në “Air Albania”. Klubi i Partizanit, si organizator i derbit të tretë sezonal, ishte në dilemë se ku do të organizonin sfidën me Tiranën.

Dëshira që kjo përballje të luhej në kompleksin e tyre të ri ishte e fortë, pavarësisht se klubi i Tiranës, FSHF dhe Policia e Shtetit ishin kundër. Në fund, Partizani iu dorëzua vullnetit të tifozëve, duke pranuar kërkesën e tyre që ky derbi të luhej në “Air Albania”.
Fillimisht u përfol që të kuqtë kishin vendosur të luanin në shtëpinë e tyre në kompleksin e ngritur në periferi të Tiranës. Por, sot u bë gjithçka zyrtare me supersfidën që do të zhvillohet në impiantin modern. Pikërisht për këtë, tifozët e Partizanit duken se nuk kanë qenë dakord.
Në komentet e bëra në në rrjetet sociale, ata e cilësojnë si prerje në besë nga ana e drejtuesve. Siç shihet, tifozët kanë dashur që përballja me Tiranën të zhvillohej në stadiumin “Air Albania”.

Lini një Përgjigje