
Artem Zhuba, një nga futbollistët më të famshëm rusë, më në fund shprehu qendrimin e tij në lidhje me Operacionin Special Ushtarak të Rusisë në Ukrainë.
Sulmuesi i njohur, i cili së fundmi ka nënshkruar kontratë me Lokomotivën e Moskës vitin e kaluar është sulmuar nga një numër i madh futbollistësh nga Ukraina. Përkatësisht, Artem Zhuba e ka origjinën nga Ukraina përmes babait të tij, por ai kurrë nuk e fshehu se ndihej rus.
Tani Artem Zhuba, 34-vjeç mbështet hapur Presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
- Unë besoj te vendi im. Unë jam një patriot i madh. Unë e dua Rusinë. Historia do të gjykojë gjithçka. Dhe unë jam plotësisht me Presidentin tim Putin. Unë i qendroj pranë dhe nuk e kam fshehur kurrë. Dhe besoj se gjithçka do të jetë mirë - tha Zhuba.
Moskoviti vendas është krenar për vendin e tij.
- Unë jam i tillë dhe do të jem gjithmonë me vendin tim, do të jem gjithmonë në anën e tij. Deri në fund. Historia do të gjykojë se kush kishte të drejtë dhe jam i bindur se jemi në anën e duhur.
Artem Zhuba beson se Rusia ruan vlerat tradicionale të krishtera.
- Jam jashtëzakonisht i lumtur që jetoj në një vend ku ka burra dhe gra, baballarë dhe nëna. Nuk ka të gjitha llojet e gjërave të pakuptueshme për abortin, gjinitë, nuk ka krijesa të tilla mitike si njerëzit binarë pa gjini, etj. Jam shumë krenar për faktin që nuk lejojmë gjëra të tilla. Në vendin tonë kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë burrë e grua. Prindërit janë babai dhe nëna. Vlerat familjare dhe dashuria për fëmijët. Nuk po shkoj shumë thellë, por nuk më pëlqen aspak ajo që po ndodh në botë.
Moskoviti ka folur edhe për ish-klubin e tij Zenit nga Shën Petersburgu.
- Nuk doja të qendroja. Zeniti u kthye në Zenit Sao Paolo ose Zenit Rio de Janeiro. Nuk mendoj se është e drejtë. Kjo nuk është asgjë kundër lojtarëve të huaj, nuk kam pasur asnjë konflikt me ta, por besoj se ky klub duhet të jetë shtylla kurrizore e Rusisë - përfundoi Zhuba.
Lini një Përgjigje