TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Mars 2023, 16:40

Aksidenti tragjik me 57 viktima në Greqi, gjendet i pajetë futbollisti 22-vjeçar, familja nuk e dinte që ishte në trenin e vdekjes

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti tragjik me 57 viktima në Greqi, gjendet i pajetë futbollisti

Futbollisti i ri grek, Xhordanis Adamakis vdiq në aksidentin hekurudhor ku dy trenat u përplasën në Greqi.

Amadakis ishte në linjën Athinë-Selanik në ditën fatale dhe sipas mediave greke, familja e tij nuk e dinte që ai ishte në trenin e vdekjes në momentin e aksidentit.

Ai e filloi karrierën e tij në Vrasida Neos Peram. Gjatë sezonit 2019-2020 luajti për AEK-un e Athinës, nga ku u transferua te Nestos, dhe më pas u kthye në klubin e tij të mëparshëm. I riu mbrojti fillimisht ngjyrat e Rodosit, nga i cili u nis për në Tesprotos, me të cilin u nda në janar të këtij viti.

Kujtojmë se në përplasjen e një treni mallrash dhe një treni të shpejtë në Greqi, në hekurudhën midis Athinës dhe Selanikut, kanë humbur jetën deri më tani 57 persona dhe të paktën 85 janë lënduar, njoftojnë zyrtarët.

Sipas informacioneve të tyre, disa vagonë kanë dalë nga shinat në luginën e malit Tembi, pranë qytetit të Larisës dhe të paktën tre vagonë kanë marrë flakë.

Për momentin nuk dihet shkaku i mundshëm i rrëzimit. Policia po merr në pyetje dy persona, por ata nuk janë ndaluar.

xhordanis adamakis futbollisti i ri grek aksidenti tragjik

Lini një Përgjigje