
Mesfushori i kombëtares kuqezi, Kristan Asllani, i cili luan për skuadrën e Interit po kalon një formë mjaft të mirë.
Talenti kuqezi është kthyer në krenarinë dhe imazhin më të mirë në promovimin e vlerave dhe talenteve të vendlindjes së tij. Asllani ka ngjitur hapa ta mëdha në karrierë në një moshë fare të re duke qenë pjesë e një ekipi prestigjioz italian dhe evropian si Interi. Vendim i Këshillit Bashkiak të qytetit të Cërrikut është marrë më datë 31 janar të këtij viti dhe u bë i njohur për publikun ditën e sotme.

“Për rezultate dhe performancë të shkëlqyer si futbollist profesionist në radhët e ekipit tonë përfaqësues dhe ekipit të shquar italian të Interit, pasi është kthyer në krenarinë dhe imazhin më të mirë të promovimit të vlerave të vendlindjes së tij, Bashkisë Cërrik”- shkruhet në vendimin e Këshillit Bashkiak.
Lini një Përgjigje