
Ermal Krasniqi gjen rrugën e rrjetës me skuadrën e Kluzhit në Rumani.
Sulmuesi që u transferua në merkaton e janarit te klubi rumun nga radhët e Ballkanit, shënoi në minutën e 15 në ndeshjen e kampionatit ndaj UTA Arad.
24-vjeçari është përshtatur me lehtësi dhe është shndërruar në një lojtar titullar të Kluzhit.
Ky ishte goli i tretë për Krasniqin, teksa deri më tani numëron shtatë paraqitje.
Ndër të tjera, në llogaritë e sulmuesit është edhe një asist, teksa Krasniqi synon që të ndihmojë skuadrën të fitojë kampionatin duke qenë se Kluzhi është në vendin e dytë të kampionatit me 2 pikë më pak se Farul Konstanta.
Kujtojmë se në radhët e UTA Arad aktivizohet Erion Hoxhallari, ndërsa pjesë e rumunëve është edhe një tjetër ish-lojtar i Tiranës, Idriz Batha që nuk ishte pjesë e sfidës kundër Kluzhit të Krasniqit.
???????? Ermal Krasniqi ladies and gentlemen! ????
— Kosovan Football ???????? (@kosovanfooty_EN) March 2, 2023
What a great footballing story! pic.twitter.com/NQOzNTq8kN
Lini një Përgjigje