TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Mars 2023, 20:52

Edi Reja harron Shqipërinë, 77-vjeçari merr zyrtarisht drejtimin e skuadrës që lufton për mbijetesë

Shkruar nga Pamfleti

Edi Reja harron Shqipërinë, 77-vjeçari merr zyrtarisht

 

Lëvizje surprizë, ish-trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka marrë drejtimin e skuadrës sllovene ND Gorica. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, teksa italiani do të pasojë Miran Srebrni, i cili u shkarkua pas një sërë rezultatesh negative. ND Gorica është aktualisht në vendin e fundit të kampionatit (vendi 10) me 15 pikë, tre pikë më pak se pozita e nëntë që të çon në play-off për të qendruar në elitë, ndërsa zona e sigurisë është katër pikë larg.

Bashkë me Rejën te skuadra sllovene janë afruar dhe asistentët Serxhio Porrini dhe Luixhi Febrari, që kanë qenë ndihmesa të tij edhe në Kombëtaren shqiptare.

Gjatë karrierës së tij të gjatë si trajner, Reja drejtoi shumë klube italiane. Ka fituar kampionatin e Serisë B me Breshan dhe Viçencën dhe titullin nënkampion me Kaljarin dhe Napolin. Gjithashtu 77-vjeçari drejtoi edhe Lacion, Atalantën dhe Hajdukun e Splitit, teksa në rang kombëtaresh ka drejtuar vetëm Shqipërinë.

edi reja ish-trajneri i shqipërisë nd gorica skuadra sllovene

Lini një Përgjigje