
Sulejman Mema në një intervistë për emisionin “Sport News” në “News 24” ka folur mbi paraqitjet e sulmuesve të Kombëtares, Ernest Muçi, Rei Manaj dhe Armando Broja të cilët kanë marrë vëmendjen kryesore mes legjionarëve. Sa i përket ftesës në Europian, ikona bardheblu i beson zgjedhjes që do të bëjë Silvinjo, ndërkohë vlerëson cilësitë e Ernest Muçit.
“Transferimi te Besiktashi më duket normal. Muçi është lojtar inteligjent. Një lojtar që di të luajë futboll, mund të përshtatet kudo.
Po, unë mendoj që i ka të gjitha mundësitë t’i shërbejë Kombëtares. Në momente të caktuara, ai do të jetë i domosdoshëm. Broja ka oshilacione, Muçi është i konsoliduar. Edhe nga stoli, Muçi mund të jetë i rrezikshëm.
Nuk po them se e meriton apo jo Rei Manaj ftesën. Ai ka luajtur edhe më përpara për kuqezinjtë. Trajneri Silvinjo do vendosë, besoj se do të marrë vendimin e duhur. Besoj se do të jepet zgjedhja e efektshme. Shpresoj që të mos ketë dëmtime, për shkak të impenjimit javë për javë.
Broja duhet të shikojë te vetja në radhë të parë. Nuk diskutohen vlerat e tij, pasi dihen. Broja duhet të impenjohet te Fullhemi për të paraqitur vlerat e tij”, deklaroi Mema në “News24”.
Lini një Përgjigje