
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, vijon të jetë jashtë fushave të lojës prej më shumë se një muaji për shkak të problemeve fizike. Deri tani, klubi i Bërnlit nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për gjendjen e 25-vjeçarit, duke shtuar pasiguritë për rikthimin e tij dhe duke krijuar shqetësim edhe në kampin e Kombëtares shqiptare dhe te trajneri Sivinjo.
Disa javë më parë, trajneri i Bërnlit, Skot Parker, deklaroi se Broja po përballej me disa shqetësime fizike. Megjithatë, pavarësisht kalimit të disa javëve, nuk ka pasur zhvillime konkrete apo përditësime të reja nga klubi në lidhje me gjendjen e sulmuesit.
Sipas një përditësimi nga portali i specializuar “Transfermarkt”, rikthimi i mundshëm i Brojës parashikohet më 16 mars. Nëse ky afat konfirmohet, lojtari shqiptar mund të jetë i disponueshëm për ndeshjen Fulham-Bërnli, e vlefshme për javën e 31-të të Premier Ligës.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse trajneri i Kombëtares, Silvinjo, do ta përfshijë Brojën në listën e lojtarëve për fazën “play-off” të Botërorit. Sulmuesi vjen pas një periudhe të gjatë mungese nga fushat e blerta, çka mund të ndikojë në vendimin e stafit teknik.
Lini një Përgjigje