TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Mars 2026, 16:45

La Kosovën për Shqipërinë, kush është risia e kombëtares që pritet të jetë debutues në listën e Silvinjos

Shkruar nga Pamfleti

La Kosovën për Shqipërinë, kush është risia e

Mbrojtësi Bujar Pllana pritet të jetë një nga risitë e trajnerit Silvinjo në Kombëtaren shqiptare të futbollit. Futbollisti 24-vjeçar, i lindur në Mitrovicë, ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Pllana ka qenë më herët pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës, me të cilën ka zhvilluar tre ndeshje. Sipas rregullave të FIFA-s, ai ka marrë lejen për të ndryshuar përfaqësuese, pasi nuk ka debutuar në asnjë ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Kosovës.

Në nivel klubesh, mbrojtësi ka luajtur fillimisht në Superligën e Kosovës me skuadrat Trepça ’89, Feronikeli ’74 dhe Prishtina. Në vitin 2023 ai u transferua në Kroaci te Slaven Belupo, ndërsa më pas kaloi në Poloni te Lekia Gdansk, ku aktivizohet prej rreth një viti e gjysmë.

Gjatë këtij sezoni në Superligën polake, Pllana ka marrë pjesë në 11 ndeshje, duke grumbulluar gjithsej 794 minuta në fushë.

Futbollisti menaxhohet nga ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda.

bujar pllana mbrojtësi shqiptar

Lini një Përgjigje