Këtë të martë, duke nisur nga ora 15:00, në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë do të hidhet shorti për përcaktimin e çifteve gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Në aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të mediave dhe të katër skuadrave që kanë siguruar kualifikimin në këtë fazë të kompeticionit: Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo.
Nga shorti do të dalin dy çiftet gjysmëfinaliste, të cilat do të vazhdojnë garën për trofeun e Kupës së Shqipërisë për këtë edicion.
Edicioni i kaluar i këtij kompeticioni solli ndeshje të forta dhe emocione deri në momentet e fundit, veçanërisht në fazat vendimtare, ku nuk munguan dramat, koha shtesë dhe goditjet e penalltive. Finalja e Kupës së Shqipërisë 2025, e zhvilluar më 1 maj në orën 18:00, vuri përballë Egnatian dhe Dinamon, me skuadrën kryeqytetase që arriti të fitojë trofeun e 13-të në historinë e saj.
Lini një Përgjigje