TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2026, 18:07

Ndahet nga jeta ish-drejtori i Vllaznisë, pësoi atak kardiak

Shkruar nga Pamfleti
Ndahet nga jeta ish-drejtori i Vllaznisë, pësoi atak kardiak
Engin Firat

Bota e futbollit është tronditur ditën e sotme nga lajmi i ndarjes nga jeta të Engin Firat.

Ish-drejtori sportiv i Vllaznisë pësoi një atak kardiak në aeroportin e Stambollit, ndërsa po kthehej nga Bejruti.

Firat kishte një karrierë të pasur si trajner dhe drejtues sportiv. Me Vllazninë, ai kontribuoi në sezonin 2018/19, duke ndihmuar klubin të rikthehej në Kategorinë Superiore. Së fundmi, Firat drejtonte skuadrën e Nejmeh në Liban.

Karriera e tij ndërkombëtare përfshinte edhe drejtimin e përfaqësueses së Moldavisë për një vit dhe më pas të Kenias për tre vite.

Firat ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të spikatur në futbollin shqiptar dhe atë ndërkombëtar.

engin firat vllaznia

Lini një Përgjigje