TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Mars 2026, 16:24

Gara për Champions në Serinë A mbetet e hapur, “OPTA” surprizon me vendin e katërt

Shkruar nga Pamfleti

Gara për Champions në Serinë A mbetet e hapur, “OPTA”

Në Serinë A, gara për titullin kampion duket tashmë pothuajse e mbyllur. Edhe trajneri Masimiliano Alegri ka lënë të kuptohet se çështja e titullit nuk është më në diskutim, një vlerësim që përputhet edhe me analizat e opinionit sportiv.

Vëmendja kryesore është zhvendosur te gara për zonën Champions League, ku katër skuadrat e para në renditje sigurojnë pjesëmarrjen në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube. Sipas analizave aktuale, tre nga këto vende duken pothuajse të sigurta, ndërsa mbetet e hapur vetëm beteja për vendin e katërt.

Parashikimi i OPTA: Interi kryeson shanset

Agjencia ndërkombëtare e statistikave në futboll, “OPTA”, ka publikuar një analizë të bazuar në të dhënat e “superkompjuterit” të saj mbi shanset e skuadrave për të siguruar një vend në Champions League.

Sipas këtyre projeksioneve:

Interi ka 99.9% mundësi për t’u kualifikuar.

Milani ndjek me 98.6%.

Napoli konsiderohet gjithashtu shumë pranë objektivit me 91.3%.

Surpriza lidhet me vendin e katërt. Sipas llogaritjeve të OPTA-s, në avantazh është Komo me 37.78% shanse për të hyrë në katërshe. Më pas renditet Juventusi me 34.57%, ndërsa në garë mbeten edhe Roma dhe Atalanta.

Champions vendimtar për planet e merkatos

Pjesëmarrja në Champions League pritet të ndikojë drejtpërdrejt edhe në strategjitë e merkatos së klubeve për sezonin e ardhshëm. Një nga ekipet që ka nisur të bëjë llogaritë është Napoli.

Klubi napolitan planifikon dy lëvizje të rëndësishme në merkato: Alison Santos dhe Rasmus Højlund.

Sulmuesi brazilian Alison Santos është aktivizuar fillimisht në formë huazimi dhe ka lënë përshtypje pozitive, duke shënuar dy gola në pesë ndeshjet e fundit. Napoli pagoi 3.5 milionë euro për huazimin, ndërsa për blerjen përfundimtare nga Sportingu pritet të shpenzojë edhe 15.5 milionë euro.

Një situatë e ngjashme paraqitet edhe me sulmuesin danez Rasmus Højlund. Në kontratën e tij parashikohet blerja automatike në rast se Napoli siguron kualifikimin në Champions League. Kartoni i tij pritet t’i kushtojë klubit rreth 44 milionë euro.

milan inter napoli champions

Lini një Përgjigje