TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Mars 2026, 15:17

Nuk përsëritet finalja e edicionit të kaluar, goglat thonë “fjalën” e tyre; kush janë 2 çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk përsëritet finalja e edicionit të kaluar, goglat thonë

Në “Shtëpinë e Futbollit” është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku katër skuadrat e mbetura në garë kanë mësuar kundërshtarët e tyre për këtë fazë të kompeticionit.

Shorti ka rezervuar dy përballje interesante: Dinamo do të ndeshet me Vllazninë, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër Egnatia do të përballet me Elbasanin.

Sipas shortit, ndeshjet e para do të zhvillohen në fushat e Dinamos dhe Egnatias, ndërsa takimet e kthimit do të luhen në transfertë për këto dy skuadra.

Gjysmëfinalet do të luhen me sistemin vajtje-ardhje. Ndeshjet e para janë planifikuar të zhvillohen më 8 prill, ndërsa sfidat e kthimit do të luhen më 22 prill, kur edhe do të përcaktohen dy ekipet finaliste të Kupës së Shqipërisë.

Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

Dinamo-Vllaznia

Egnatia-Elbasani

dinamo vllaznia elbasani egnatia kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje