TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Qershor 2024, 20:02

“Broja do punë, do luajë shanset me Dakun e Manajn”, Gjimshiti: Ramadani mund të luajë në nivel të lartë, nuk ishte e lehtë për Asllanin

Shkruar nga Pamfleti

“Broja do punë, do luajë shanset me Dakun e Manajn”,

Berat Gjimshiti është padyshim një nga emrat më të spikatur të Kombëtares kuqezi në këtë edicion në Euro 2024. Kapiteni i Shqipërisë është edhe një nga lojtarët më në formë falë një sezoni të shkëlqyer që ka kulmuar me fitoren e Ligës së Europës për Atalantën.

Italia favorite?

Unë them Po, sepse e njoh potencialin teknik të një skuadre që tre vite më parë shpallej kampion Europë. Pas 2021 Italia ka pasur ulje-ngritje, por kjo nuk do të thotë që duhet ta nënvlerësojmë, por ta respektojmë, Italia është gjithnjë Italia.

Asllani një top lojtar?

Është një djalë i ri që i ka të gjithë mjetet dhe kohën për të arritur lart. Me Interin, ka pasur pak më shumë hapësira, ka treguar gjëra jo banale. Nuk ishte e lehtë të futeshe në një mesfushë të tillë. Nëse Silvinjo do ta lejojë të jetë titullar, përgjegjësia do ta ndihmojë të jap më të mirën.

Ramdani dhe Bajrami

Ramadani në fushë jep gjithçka, zgjodhi të vinte në Itali, në një skuadër si Leçe, ishte e rëndësishme. Ai mund të luajë edhe në nivele më të larta. Bajrami ka disa role, në Kombëtare ka luajtur edhe si sulmues i majtë apo i djathtë, ka një avantazh, por unë mendoj se roli i tij perfekt është pas sulmuesve.

Dueli me Skamaçan

Nëse do të luajmë, po, por nuk do të jetë një sfidë ndryshe. Gjithsesi, jam i lumtur që është grumbulluar, është merita e tij. Nuk është e nevojshme ta them unë se sa i fortë është Xhanluka, është parë, apo jo?

Atalanta në zemër

Unë jam si Atalanta, nuk vendos limite. Bëmë diçka të madhe, besuam, dhe besoj se është motivimi më i mirë për të bëra gjëra të mëdha edhe tani

berat gjimshiti kapiteni i kombëtares shqiptare "euro 2024"

Lini një Përgjigje