TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Qershor 2024, 19:38

Italia kundërshtari i parë i Shqipërisë në Europian, tre mesfushorë “axurr” në dyshim për ndeshjen me kuqezinjtë

Shkruar nga Pamfleti

Italia kundërshtari i parë i Shqipërisë në Europian,

Italia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Eurpianin “Gjermani 2024”, teksa të kaltrit e Spaletit kanë kryer edhe seancën e parë stërvitore në tokën gjermane.

Seanca ka qenë e hapur dhe është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm italianësh, të cilët në fund kanë bashkëbiseduar edhe me trajnerin Spaleti.

Por kur kanë mbetur edhe katër ditë nga përballja me Shqipërinë e Silvinjos, Spaleti nuk mund të qëndrojë plotësisht i qetë, pasi mesfusha është reparti që ia prish jo pak gjumin.

Nikolo Barela është prej ditësh i dëmtuar dhe pavarësisht optimizmit të mjekëve, duket e vështirë që t’ia dalë të luajë ndaj kuqezinjve mbrëmjen e së shtunës në Dortmund.

Ndërkohë, në seancën e së martës në Iserlohn, nuk janë stërvitur me skuadrën as Nikolo Faxhioli i Juventusit dhe Davide Fratezi i Interit.

Të dy kanë shfaqur probleme fizike, pro nëse për Fratezin nuk duket asgjë shqetësuese, krejt ndryshe është situata e Faxhiolit.

Ky i fundit vjen pas një pezullimi të gjatë disa mujor dhe nuk ka ritmin e ndeshjeve, ndaj dëmtimi mund t’i ndikojë jo pak në formën fizike dhe gjasat që të luajë ndaj Shqipërisë, janë pakësuar ndjeshëm edhe për të.

italia "euro 2024"

Lini një Përgjigje