TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Qershor 2024, 16:56

Shqipëria në kërkim të historisë, Italia për të mbrojtur trofeun; statistikat e dy ekipeve në përballjet mes tyre

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria në kërkim të historisë, Italia për

Shqipëri-Itali, kjo është përballja e parë për dy ekipet në “EURO 2024”. Më 15 qershor e gjithë vëmendja e shqiptarëve është në Dortmund, teksa kuqezinjtë nisin aventurën në finalet e Europianit.

Të gjitha statistikat në përballjet direkte flasin për Italinë, ndërsa kuqezinjtë kërkojnë që të shkruajnë historinë.

Italia dhe Shqipëria do të përballen me njëra-tjetrën për të pestën herë në historinë e tyre.

Në katër ndeshjet e mëparshme, të kaltrit kanë fituar gjithmonë. Përplasja direkte më e fundit është miqësorja e luajtur në “Air Albania” më 16 nëntor 2022.

Kombëtarja italiane fitoi 3-1 falë golave të Di Lorencos dhe Grifos (dopietë). Goli i vetëm i Shqipërisë u realizua nga Ismajli. Në total, Italia ka shënuar 7 gola dhe ka pësuar 2 të tillë ndaj kuqezinjve.

Veç Italisë, Shqipëria përballet edhe me Spanjën dhe Kroacinë në Grupin B të “EURO 2024”.

italia shqipëria "euro 2024"

Lini një Përgjigje