
Një muaj pasi humbi me Oleksandr Usyk në duelin për kampionin absolut të botës në peshat e rënda, boksieri Tajson Furi u desh të nxirrej nga kafeneja nga miqtë e tij, pasi ishte nën efektin e alkoolit.
“Gipsy King” piu jashtëzakonisht shumë në një bar në Morekambe (Britani) dhe u largua nga rojet e sigurisë.
Nuk kishte asnjë problem përveçse boksieri ra në gjunjë para kafenesë dhe pasi u ngrit, goditi kokën në një shtyllë dritash në rrugë.
Pas incidentit ka folur edhe një mik i tij, i cili ka sqaruar situatën. “Kampioni nuk ka pirë për një vit dhe tani ka pirë shumë dhe nuk ndihej mirë”, tha një nga miqtë e tij.
Tyson Fury getting escorted out of a pub in Morecambe on Friday night before faceplanting on the pavement outside.
— Swearing Sports News (@SwearingSport) June 11, 2024
Not good????
pic.twitter.com/uEBQXcp0Kr
Lini një Përgjigje