
Kombëtarja shqiptare do të shijojë eksperiencën e dytë në historinë e saj në një Kampionat Europian, pas asaj të vitit 2016.
Kuqezinjtë ndodhen në Grupin B së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.
Një grup i hekurt nga i cili “Shqiponjat” shihen me më pak gjasa për të avancuar më tej.
Sidoqoftë, ekziston një pikë shprese për ekipin e Silvinjos që të kualifikohet, të paktën përmes vendit të tretë.
Por, si mund të arrihet kjo?
“EURO 2024” do të ketë të njëjtin format me atë të katër viteve më parë.
24 ekipe janë ndarë në gjashtë grupe dhe dy të parat do të kualifikohen më tej.
Më saktësisht, 12 ekipe do të dalin nga dy vendet e para, ndërsa katër të tjera do të sigurohen nga katër vendet e treta më të mira nga gjashtë grupet.
Me këtë rast do të kompletohet e teta e finales me 16 ekipe, ndërsa më pas do të vazhdohet me çerekfinalen me 8 ekipe, me gjysmëfinalen me 4 skuadra dhe me finalen me 2, kur edhe do të përcaktohet Kampioni i Europës.
Shqipëria mund të ecë tutje me një fitore eventuale, pasi tri pikë mund të jenë të mjaftueshme (jo gjithsesi) për tëprerë biletën e së tetës së finales.
Kampionati Europian do të nisë këtë të premte, më 14 qershor dhe do të mbyllet të dielën e 14 korrikut.
Lini një Përgjigje