TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Qershor 2024, 18:50

“Forca Shqipëria, sa më lart”, Lorik Cana para ndeshjes me Italinë: Krenari që marrim pjesë për herë të dytë në Europian (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Forca Shqipëria, sa më lart”, Lorik Cana para ndeshjes me

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndeshja e parë e Shqipërisë në “EURO 2024”. Sfida e parë e kuqezinjve të Silvinjos do të jetë më 15 qershor në orën 21:00 përballë Italisë, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Disa ditë para kësaj sfide mbështetja vjen edhe nga ish lojtarë të Kombëtares. Është Lorik Cana ai që nëpërmjet një video të shpërndarë nga FSHF-ja inkurajon djemtë kuqezi. Ndër të tjera, ish-kapiteni kuqezi thotë se e ka për krenari që do të mbështesë Shqipërinë për herë të dytë në një kompeticion të tillë, edhe pse këtë herë jo nga fusha e blertë po nga shkallët e stadiumit.

Bashkëkombasit e mi, përshëndetje! Mungojnë edhe pak kohë para një kapitulli tjetër historik të sportit dhe futbollit shqiptar, kampionati Europian 2024. Me plot krenari, elementi shqiptar do të jetë prezent për herën e dytë dhe me plot dëshirë dhe kënaqësi, unë si Lorik dhe të gjithë ish-lojtarët e ekipit Kombëtar do të jemi prezent bashkë me delegacionin, për të mbështetur ekipin tonë Kombëtar në ndeshjen e parë përballë Italisë. Forca Shqiptaria dhe sa më lart!”, janë fjalët e thëna nga ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana.

Kujtojmë që Lorik Cana është një nga lojtarët më të dashur për tifozët dhe ndër ata që ka luajtur më shumë ndeshje me fanelën kuqezi. 40-vjeçari ka luajtur plot 92 ndeshje me Shqipërinë, me të cilët ka shënuar edhe 1 gol.

lorik cana ish-kapiteni i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje