
Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra e ka nisur me barazim aventurën e saj në turneun më të ri të UEFA-s, Ligën e Kombeve, ku ajo merr pjesë në Ligën B. Vajzat kuqezi kanë barazuar me shifrat 1-1 ndaj Hungarisë në ndeshjen e luajtur në “Loro Boriçi”.
Edhe pse skuadra mike dominoi me rastet që krijoi, ishin vajzat kuqezi që realizuan të parat me anë të Qendresa Krasniqit në minutën e 26 të sfidës, ku portierja Viona Rexhepi u bë protagoiniste me pritje të njëpasnjëshme.
Në pjesën e dytë, Shqipëria u mundua të shfrytëzonte hapësirat që linin kundërshtaret të orientuara drejt sulmit për barazimin, por pa ia dalë të tundnin përsëri rrjetën. Këtë e bënë miket me kapitenen Fenivesi në minutën e 74 të ndeshjes, duke barazuar shifrat, me rezultatin që nuk ndryshoi më.
Shqipëria kthehet përsëri në fushën e lojës të martën, këtë radhë për t’u përballur në transfertë me Irlandën e Veriut në Belfast.
Lini një Përgjigje