TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shtator 2023, 21:05

Ish-mesfushori i Skënderbeut realizon golin e parë sezonal, tund rrjetën në elitën e futbollit kroat (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ish-mesfushori i Skënderbeut realizon golin e parë sezonal, tund

Ish-mesfushori i Skënderbeut, Agon Elezi, gjeti rrugën e rrjetës me fanelën e Varazdin, në barazimin 1-1 ndaj Osijek.

Shqiptari i Maqedonisë së Veriut, arriti të zhbllokonte sfidën në minutën e 14, duke kaluar në avantazh skuadrën mike. Vlen të theksohet fakti se Elezi shënoi edhe në minutën e 38, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Ndërkohë në minutën e 54, Mierez barazoi shifrat për vendasit. 

Ky ishte goli i parë sezonal për Elezin me fanelën e Varazdin. 22-vjeçari sezonin e kaluar arriti të realizonte 3 gola në 32 ndeshje. Titullar në duelin e sotëm u aktivizua edhe mbrojtësi korçar i Varazdin, Jorgo Pëllumbi që zhvilloi një paraqitje të kënaqshme. 

agon elezi ish-mesfushori i skënderbeut varazdin

Lini një Përgjigje