TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shtator 2023, 20:42

Ten Hag ka të preferuarit e tij në skuadër, “The Sun” nxjerr prapaskenat dhe revoltat në dhomat e zhveshjes te Mançester Junajtid

Shkruar nga Pamfleti

Ten Hag ka të preferuarit e tij në skuadër, “The Sun”

Fitorja e Bajernit të Mynihut me poker në raundin e parë të fazës së grupeve të Champions League ngjalli pakënaqësi në dhomën e zhveshjes së Mançester Junajtid.

Nëse “Manchester Evening News” flet për shqetësimin e disa lojtarëve për ndryshimet taktike të bëra nga Erik ten Hag, “The Sun” i shton benzinë zjarrit edhe me ndryshimin e portierit në verë, duke zbuluar se skuadra “ishte e tërbuar kur ish-numri 1 De Gea u shty të dilte nga dera kryesore këtë verë pas 12- vitesh në Old Trafford”.

Në vend të tij, për të mbrojtur portën, “Djajtë e Kuq”, siguruan Andre Onanën nga Interi, duke paguar 60 mln euro dhe tani kamerunasi ndodhet “në qendër të vëmendjes pas disa paraqitjeve jo bindëse, veçanërisht në Mynih, kur Junajtid u rrëzua në humbjen e tretë radhazi në rikthimin e tyre në Ligën e Kampionëve”. komentojnë tabloidet.

David De Gea po mendon të pensionohet! Portieri 33-vjeçar mund t’i japë fund karrierës së tij futbollistike nëse nuk merr një ofertë për të qenë numri 1 në një klub të madh evropian këtë sezon.

Një numër i madh lojtarësh te Mançester Junajtid kanë filluar të lodhen nga kritikat e Erik ten Ha,g teksa përpiqen të dalin nga forma e tyre e dobët.

Burimet e dhomës së zhveshjes thonë se disa lojtarë besojnë se trajneri ka tashmë të preferuarit e tij në skuadër, të cilët nuk është i përgatitur t’i veçojë për kritika, ndërsa ata mendojnë se të tjerët janë thjesht alternativa rutinë dhe trajneri nuk u beson aspak.

Sakaq, Mançester Junajtid është i përgatitur të shesë Zhadon Sançon në janar dhe është i gatshëm të pranojë një humbje të konsiderueshme financiare nga ato 73 milion stërlina që pagoi për të në vitin 2021.

erik ten hag mançester junajtid

Lini një Përgjigje