
E pabesueshme ajo që ndodhi sot në Premier Ligë në një pasdite që pritej komplet ndryshe. Ashtu sikurse Liverpuli që pësoi humbjen 0-1 nga Kristal Palas, edhe Arsenali ka pësuar disfatë në shtëpi nga Aston Vila, por me rezultatin 2-0. Këto dy humbje i kanë shkuar shumë në favor Mançester Sitit, që ka rimarrë kreun pas disa muajsh.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, por me një dominim të qartë nga "Topçinjtë”. Në 45 minutat e dyta ishte fatkeqësi për Arsenalin, që pranoi dy gola fare në fund. Leon Bejli kaloi Aston Vilën në epërsi në minutën e 84, me një asistim të Lukas Dinjes.
Goditjen e fundit ua dha Oli Uotkins, vetëm tre minuta nga goli i parë, nga një kundërsulm i nisur prej Juri Tielemans. Mançester Siti është lider me 73 pikë, Arsenali dhe Liverpuli me 71 pikë.
Lini një Përgjigje