TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Prill 2024, 19:42

Leverkuseni shkruan historinë, “Aspirinat” fitojnë titullin e parë pas 120 vitesh dhe thyejnë dominimin e Bajernit

Shkruar nga Pamfleti

Leverkuseni shkruan historinë, “Aspirinat” fitojnë

Mrekullia ka ndodhur dhe tani është zyrtare!  Leverkuseni është kampion i Gjermanisë për herë të parë në historinë e klubit – në Bundesligë. Skuadra e drejtuar nga Çabi Alonso është klubi i 13 i ndryshëm që fiton kampionatin gjerman. Nje ecuri perfekte nga kuqezinjtë që shpartalluan sot Verder Bremenin dhe fituan zyrtarisht titullin pas 120 vitesh histori! 

Deri më sot, “Aspirinat” kishin fituar që nga dita e themelimit vetëm 1 Kupë Gjermanie dhe një Kupe UEFA, teksa sot kanë realizuar ëndrrën e gjithë tifozërisë së tyre, qe sapo Uirtz (autor i tre golave) realizoi golin e pestë kanë hyrë në fushë duke pushtuar “Bayer Arena” dhe duke detyruar arbitrin të vërshëllejë fundin e ndeshjes. 

Një ecuri pa asnjë gabim, pa asnjë humbje (i vetmi klub në botë këtë sezon!) dhe me 25 fitore në 29 ndeshje. 4 të tjera janë barazim. Një sulm me 74 gola në Bundesligë dhe një sukses që vjen 5 javë para fundit të sezonit. 

Ndeshja nuk pati histori dhe u hap nga Bonniface, ishte dyfishimi i Xhakës me një supergol nga distanca dhe më pas show personal nga talenti i madh gjerman, Florian Uirtz, që sivjet ka qenë makineri e vërtetë dhe një ndër diamentet e Leverkusenit. 

Njëri prej tyre, sepse janë të shumtë protagonistët dhe sezoni s’ka mbaruar sepse tani Leverkuseni ka finalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Kaiserslauternit dhe është ende në garë për të fituar Ligën e Europës, për të kurorëzuar ndoshta një sezon që do të mbahet mend brez pas brezi. 

Lini një Përgjigje