TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Mars 2026, 20:03

Anulohet “Finalissima 2026”, Spanja nuk paraqitet; Argjentina dy herë fituese në tavolinë

Shkruar nga Pamfleti

Anulohet “Finalissima 2026”, Spanja nuk paraqitet; Argjentina dy

“Finalissima” 2026 nuk do të zhvillohet, por polemikat mes palëve të përfshira vijojnë. Pas njoftimit zyrtar të UEFA-s për anulimin e përballjes mes Argjentinës dhe Spanjës, reagimet nuk kanë munguar, sidomos nga Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) dhe Conmebol.

Në një deklaratë publike, AFA kundërshtoi idenë që ndeshja të zhvillohej në Madrid, duke e cilësuar si shkelje të parimit të barazisë sportive. Sipas saj, më 14 mars ishte propozuar një alternativë për një vend neutral në Itali, e cila u pranua nga pala argjentinase, së bashku me datën 31 mars.

Është e qartë që luajtja në Madrid do të shkelte parimin e barazisë sportive. Më 14 mars morëm propozimin për një vend neutral, Italinë. E pranuam, duke zgjedhur datën 31 mars. UEFA njoftoi se nuk mund të luhej vetëm 4 ditë pas propozimit origjinal, duke e anuluar ndeshjen. Conmebol dhe AFA janë thellësisht të trishtuara”.

Megjithatë, UEFA argumentoi se ishte e pamundur organizimi i ndeshjes vetëm katër ditë pas propozimit fillestar, çka çoi në anulimin përfundimtar të saj. AFA dhe Conmebol e cilësuan këtë zhvillim si zhgënjyes.

Reagimi më i ashpër erdhi nga presidenti i Conmebol, Alehandro Dominguez, i cili ironizoi situatën duke deklaruar se, nëse do të zbatohej parimi i “fitores në tavolinë”, Argjentina do të konsiderohej dy herë kampione e “Finalissima”.

Nëse zbatojmë parimin e fitores në tavolinë, Argjentina është dy herë kampione e ‘Finalissima’, sepse Spanja nuk u paraqit”.

Kjo deklaratë interpretohet si një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj Federatës Spanjolle, e cila sipas palës amerikano-latine nuk tregoi gatishmëri për të arritur një kompromis mbi datën dhe vendin e zhvillimit të ndeshjes.

Pas anulimit të “Finalissima”, të dyja kombëtaret kanë riorganizuar axhendën e tyre. Argjentina do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Guatemalës, ndërsa Spanja do të përballet me Serbinë.

Ky zhvillim thekson tensionet ekzistuese mes federatave kontinentale dhe sfidat në koordinimin e kalendarit ndërkombëtar të futbollit. Ai gjithashtu ngre pikëpyetje mbi procesin e vendimmarrjes dhe fleksibilitetin e institucioneve në raste të tilla.

argjentina spanja "finalissima 2026"

Lini një Përgjigje