TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Mars 2026, 18:58

La gjurmë në ringritjen e klubit italian, ndahet nga jeta pronari i skuadrës që po surprizon këtë sezon në Serinë A

Shkruar nga Pamfleti

La gjurmë në ringritjen e klubit italian, ndahet nga jeta pronari i

Majkëll Bambang Hartono, aksioneri kryesor i klubit italian Komo 1907, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, sipas raportimeve të mediave indoneziane.

Së bashku me vëllanë e tij, Robert Budi Hartono, ai ishte pjesë e një prej familjeve më të pasura në botë. Dy vëllezërit ndërtuan pasurinë e tyre përmes industrisë së duhanit dhe më pas e zgjeruan aktivitetin në sektorin bankar, elektronikë dhe pasuri të paluajtshme.

Që nga viti 2019, familja Hartono është pronare e klubit Komo 1907. Nën drejtimin e tyre, skuadra ka kaluar një periudhë transformimi të shpejtë, duke u ngjitur nga Seria D deri në Serinë A dhe duke synuar aktualisht zonën e Ligës së Kampionëve.

Deri në momentin e publikimit të lajmit, klubi nuk kishte reaguar zyrtarisht për ndarjen nga jeta të Hartonos. Megjithatë, më pas Komo publikoi një mesazh ngushëllimi, duke vlerësuar kontributin e tij.

Komo 1907 është thellësisht i pikëlluar nga ndarja nga jeta e Majkëll Bambang Hartono. Klubi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hartono dhe gjithë grupit Djarum. Nën udhëheqjen e familjes, klubi ka hapur një kapitull të ri në historinë e tij, dhe për këtë arsye e kujton me mirënjohje dhe respekt”, thuhet në reagimin e klubit.

majkëll bambang hartono presidenti i komos

Lini një Përgjigje