
Polonia ka bërë publike listën zyrtare të futbollistëve për përballjen ndaj Shqipërisë në gjysmëfinalen e “play off”-it të Botërorit. Trajneri Jan Urban ka përzgjedhur 25 lojtarë, ku në krye të ekipit qendron sulmuesi dhe kapiteni Robert Levandovski.
Në listë bie në sy edhe përfshirja e talentit të ri Oskar Pietushevski, vetëm 17 vjeç. Futbollisti, i cili aktivizohet me Porton, konsiderohet një nga emrat premtues dhe gëzon mbështetje të madhe nga tifozët, ndonëse ende nuk ka debutuar me ekipin e parë të klubit portugez.
Ndërkohë, pjesë e listës është edhe Nikola Zalevski, por ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen ndaj Shqipërisë për shkak të pezullimit. Lojtari i Atalantës në Serinë A ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe do ta ndjekë sfidën nga stoli.
Në kampin polak, vëmendja është e përqendruar tek objektivi i kualifikimit, me synimin për të kaluar Shqipërinë dhe për të siguruar një vend në finalen e “play off”-it të Botërorit.
Sfida mes Polonisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 26 mars, në orën 20:45.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje