
Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet “play-off” të Botërorit, ku synohet kualifikimi në fazën finale.
Në listë bën pjesë edhe portieri Visar Bekaj, i cili aktivizohet me Tiranën në Abissnet Superiore. Përfshirja e tij vjen si pjesë e alternativave në repartin e portës për këto sfida të rëndësishme.
Megjithatë, në përbërje bien në sy disa mungesa të rëndësishme. Mesfushori Leon Avdullahu nuk është përfshirë për shkak dëmtimi. Ai konsiderohet një nga humbjet kryesore për skuadrën, sidomos pas vendimit të tij për t’iu bashkuar Kosovës në nivel përfaqësues.
Po ashtu, edhe kapiteni Amir Rrahmani nuk do të jetë i gatshëm. Mbrojtësi i Napolit është i dëmtuar dhe rikthimi i tij pritet në muajin maj, duke e lënë skuadrën pa një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes.
Kosova do të përballet me Sllovakinë më 26 mars. Fituesi i kësaj përballjeje do të ndeshet me fituesin e çiftit Turqi-Rumani për të siguruar kualifikimin në Botëror.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje