TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2026, 22:55

Liga e Europës/ Roma zgjidh kualifikimin në shtesë, Aston Vila dhe Porto presin biletën në çerekfinale

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Europës/ Roma zgjidh kualifikimin në shtesë, Aston Vila

Përfundojnë ndeshjet e kthimit në Ligën e Europës. Surpriza e mbrëmjes vjen nga “Olympico”, ku Roma dhe Bolonja dhuruan spektakël, duke bërë që ndeshja të mbyllej në barazim 3-3 dhe të shkonte në shtesë.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me minutën e 22 me Xhonatan Roue, ndërsa Roma barazoi shifrat 10 minuta më vonë me Evan Ndicka. Në fundin e pjesës së parë, Evan Ndicka kaloi Bolonjën në avantazh.

Në minutën e 59, bolonjezët gjetën e dhe golin e tretë me Santiago Kastron. Kur mendohej se Bolonja do të fuste në kasafortë kualifikimin në çerekfinale, Roma realizoi dy gola të tjerë, duke e dërguar ndeshjen në shtesë. Fillimisht ngushtoi shifrat Doni Malen në minutën e 69 nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në minutën e 80, Lorenco Pelegrini barazoi shifrat.  

Aston Vila mposhti minimalisht farncezët e Lilë. Anglezët iu falën golit të Xhon MekGin në minutën e 54 për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Porto mposhti 2-0 Shtutgartin dhe siguron 1/8. Uilliam Gomesh zhbllokoi ndeshjen për portugezët në minutën e 21, ndërsa në minutën e 72, Viktor Fronholdt vulosi fitoren dhe kualifikimin e “dragonjve” në çerekfinale. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e luajtur në Gjermani ishte mbyllur me fitoren e Portos me rezultatin 1-2.

Në ndeshjen tjetër, Real Betis shkatërroi Panathinaikosin 4-0 dhe ishin spanjollët ata që iu bashkuan Aston Vilës dhe Portos në çerekfinale. Golin për ekipin e drejtuar nga Manuel Pelegrini u realizuan nga Aitor Rubial në minutën e 8, Sofian Amrabat në minutën e 45+1, Kuço Hernandez në minutën e 53 dhe Entoni në minutën e 66.

roma aston vila bolonja porto liga e europës

Lini një Përgjigje