TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2026, 20:44

Liga e Europës/ Frajburgu dhe Selta Vigo presin biletën në çerekfinale, Lioni e mbyll këtu aventurën europiane

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Europës/ Frajburgu dhe Selta Vigo presin biletën në

Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të kthimit në Europa League, duke përcaktuar dy skuadrat e para çerekfinaliste: Fraiburgu dhe Selta Vigo. Ndërkohë, përballja mes Nottingham Forest dhe Midtjylland mbetet e hapur dhe do të vendoset në shtesë.

Frajburgu siguroi kualifikimin me një fitore të thellë 5-1 ndaj Genk, duke përmbysur humbjen 1-0 të ndeshjes së parë në Belgjikë.

Skuadra gjermane kaloi në avantazh në minutën e 19-të me Vinçenco Grifo, i cili realizoi me kokë pas një goditjeje dënimi. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Igor Matanoviç dyfishoi rezultatin. Genk reagoi në minutën e 39-të me golin e Mate Smets, pas asistit të Konstantinos Karetsas, duke e mbyllur pjesën e parë 2-1.

Në pjesën e dytë, Frajburgu shënoi dy gola të shpejtë me Grifo (53’) dhe Suzuki (57’), duke vulosur praktikisht kualifikimin. Goli i pestë u realizua nga Maksimilian Egeshtein në minutën e 79-të.

Në “Parc Olympique”, Selta Vigo triumfoi 0-2 ndaj Lionit, duke kaluar në çerekfinale pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.

Situata për vendasit u komplikua që në minutën e 20-të, kur Musa Niakhate u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa spanjollët zhbllokuan rezultatin në minutën e 61-të me Havier Rueda. Fitorja u vulos në kohën shtesë nga Ferran Jutgla.

Në ndeshjen tjetër, Notingam Forest fitoi 1-2 në transfertë ndaj Midtjyland. Megjithatë, duke qenë se danezët kishin fituar 0-1 në Angli në sfidën e parë, rezultati i përgjithshëm mbetet i barabartë, duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë.

selta vigo olimpik lion frajburg liga e europës

Lini një Përgjigje