
I kthyer pas impenjimit me Kombëtaren e Shqipërisë, Marvin Çuni luajti 35 minuta me Frosinonen në kampionat, në transfertën e "D’All Arës", ndaj Bolonjës.
Vendasit nga Bolonja shënuan dy herë brenda pjesës së parë me Ferguson dhe De Silvestri. Në minutën e 63, Çuni fitoi penallti, 11-metërsh i akorduar vetëm pasi Doveri verifikoi rastin me anë të sistemit të teknologjisë, VAR. Nuk ishte lojtari i Shqipërisë që goditi nga pika e bardhë, por Soule, i cili nuk fali. Marcin Çuni numëron 7 ndeshje këtë sezon në elitë.
Lini një Përgjigje