TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Shkurt 2025, 14:31

Xheneta ‘kris’ marrëdhënien e Gjestit me Eglin: Mendon se kam luajtur me ty? (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Xheneta ‘kris’ marrëdhënien e Gjestit me Eglin: Mendon se

Duhet thënë që spektakli i mbrëmshëm i Big Brother ishte plot surpriza, disa prej të cilave aspak të këndshme për banorët. Kështu, pas videos së Xhenetës, e cila flet për Gjestin dhe lidhjen që pati me të, mes banorit dhe Eglit situata ka qenë shumë e nderë.

Për më tepër, reperi bëri disa deklarata që e mërzitëm Eglin e sikur të mos mjaftonte kjo, banorja dëgjoi edhe deklaratat nga ish banorja e “BBV” në Kosovë, Xheneta e cila deklaroi se mendonte se Gjesti ishte duke e pritur jashtë.

Gjesti:

Ti nuk ke kufij.

Egli:

Për sa kohë dëgjoj një intervistë dhe jam përfshirë, zgjedh të largohem derisa të zbuloj të vërtetën sidomos ndaj dikujt që nuk ndjen për mua dhe e lobon. Më ke mbajtur duke më thënë që të vinë ndryshe ndjenjat. Kam faj unë që të jap mundësinë ty të flasim dhe ti ikën. Faji është i gjithë i imi. Unë kam besuar dhe vazhdoj ta bëj.

Gjesti:

A mendon se kam bërë lojë me ty?

Egli:

Nuk e di të të kthej përgjigje, jam lëmsh dhe shumë e ngarkuar. Unë di që të kam besuar, kaq di unë. Për sa kohë një vajzë del në një intervistë dhe thotë ‘unë e prisja jashtë të ndanim gjërat me njëri tjetrin’, unë nuk kam më apsolutisht asnjë vend në këtë marrëdhënie. Dëgjova deklaratën e një vajze që unë nuk e njoh.

 

gjesti egli

Lini një Përgjigje