
Loredana theu një nga kutitë e emergjencës, vetëm për të mësuar diçka nga jashtë. Produksioni i vuri përpara intervistën e Jozit në Fan Club, por një intervistë jo ‘aq e sinqertë’ nga ana e Vëllait të Madh, duke qenë se përgjigjet e tij ishin montuar në një mënyrë të tillë që për Loredanën ishin një zhgënjim i madh.
Ajo dëgjoi që Jozi tha që “patjetër që jo, që s’do i takoj prindërit e Lorit. Pamjet treguan se në dorën e tij s’ishte më unaza. Gjithashtu Loredana dëgjoi edhe deklaratën ku Jozi tha se dëshiron të fitojë Danja.
“Do doja të dija pse ka hequr unazën, do doja këto ditë që Jozi të më jepte provën që është me mua, se fillova të dyshoj. Bravo i qoftë. Nuk kam fjalë. Ishte momenti që ai të tregonte që ishte me mua. Faleminderit Jozi, kjo sjellja jote që ‘unë me bukë e ti me gur’, unë nuk e kuptoj. Sjellja e tij skandal. Kjo më tregon që lidhja ka qenë lojë ”, tha Loredana, duke dalë shumë e zhgënjyer nga dhoma e rrëfimit.
Lini një Përgjigje