
Mesazhi që mendohet se i erdhi Livias nga ish-partneri i saj, Mevlan Shaba u komentua gjatë spektaklit të mbrëmshëm të Big Brother.
Banorja tha sërish se për të ishte një surprizë shumë e madhe, që ajo nuk e priste kurrsesi, pasi Melo po bëhet ‘pak baba’ dhe lidhjen me partneren e re e ka deklaruar edhe publikisht.
Por pavarësisht kësaj, as Melo dhe as Livia duket se nuk ‘e vënë ujin në zjarr’. Mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaklit, banorja tha se: “Nuk di çfarë të them për këtë gjë. Ishte surprizë e madhe dhe për mua. Mesazhi ishte nga Mevlani, nuk e prisja publikisht, i sqaroi Mevlani ca gjëra. Kur më flet për këto gjëra unë prehem Ledion”, u shpreh ajo.
Nuk mund të vëmë në diskutim ndjenjat e asnjërit, por sa normale është që Mevlani, i cili pret të bëhet baba nga partnerja e tij aktuale, i shpreh ndjenjat Livias publikisht, me të cilën ka patur shumë debate, të bëra madje publike dhe kjo e fundit mallëngjehet nga mesazhi?!
Mos ndoshta lidhja e Mevlanit me nënën e fëmijës së tij ka mbaruar? Këto janë pikëpyetje të mëdha dhe publiku meriton një sqarim. /Pamfleti
Lini një Përgjigje