TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Shkurt 2025, 15:56

“O ba një çun tek shkolla…”, kujt po ‘i tregon muskujt’ Luiz Ejlli me anë të Lunës?

Shkruar nga Pamfleti

“O ba një çun tek shkolla…”, kujt po ‘i

Luiz Ejlli, i cili u kthye në super personazh gjatë Big Brother Vip 3, di të bëjë që të flasin për të. Edhe pse kohët e fundit është angazhuar më shumë me koncerte nëpër klube të ndryshme, herë pas here ‘ka hedhur ndonjë shashkë’, sa për të bërë median rozë ta kujtojë.

Në një video të fundit, me gjysmë humor, ai improvizon të ardhmen e Lunës, e cila i thotë babait të saj se një djalë tek shkolla i ka thënë se do e rrahë atë bashkë me të atin.

Kështu, këngëtari, zhvesh xhaketën, për të treguar ‘muskujt’.  Sigurisht që është një mesazh për të gjithë që ‘vajza e tij është thjesht e paprekshme’. Por, duke e ditur që ai djalë është ‘njëshi i strategjisë’, kemi dyshimet tona se Luizi po përpiqet t’i tregojë muskujt dikujt.

Gjithsesi, shiheni videon dhe gjykojeni vetë, sepse mund të jetë edhe thjesht një pasazh humori, për të treguar si ‘funksionojnë’ prindërit shqiptarë. /Pamfleti

 

luiz ejlli luna muskujt

Lini një Përgjigje