
Arbër Hajdari shquhet si opinionist që e thotë atë që mendon edhe nëse kjo mund të mos i pëlqejë ndokujt, sidomos ndonjë banori në Big Brother.
Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme ai i tërhoqi vërejte Valbonës për tonin e lartë të zërit. Kjo, pasi banorja, në debat me Laertin dhe Eglin nisi të flasë me zë të lartë.
I gjendur para kësaj situate, në një kakofoni totale, Arbri nuk është përmbajtur më: “Je dhunese veshësh, e paparë. Do të të ngjisnin më shumë fjalët nëse do të ulje volumin nga 10 te 5. Atëherë do të kishin më shumë peshë fjalët që thua”, tha Arbër Hajdari.
Lini një Përgjigje