TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Shkurt 2025, 14:04

“Është acaruese”/ Strategji, apo mes Rozanës dhe Laertit merr fund miqësia?

Shkruar nga Pamfleti

“Është acaruese”/ Strategji, apo mes Rozanës dhe

Marrëdhënia që Rozana kishte me Laertin në shtëpinë e Big Brother ishte ajo e dy miqve që njihen që jashtë dhe për asnjë arsye nuk grindeshin brenda. Deri diku është kuptuar edhe si një marrëveshje mes aktorëve, për të arritur në finalen e madhe. Madje Gerta më herët, ia ka thënë në sy të dyve: Ju për mua jeni dy gjysma. Po çmimin, do e ndani përgjysmë?

Por në dhomën e rrëfimit Laerti ka thënë krejt tjetër gjë, duke e hedhur poshtë këtë miqësi.

Komentet e Laertit: Me Rozanën kam qenë në një shoe tjetër televiziv ku, për katër muaj kemi punuar bashkë e kemi qenë konkurent e ka dalë në vend të parë ndërkohë që ishte me këmbë të thyer. Më ka kërkuar të jem te videoklipi i këngës së saj, e kam bërë me qejf e dëshirë. Jetojmë në një pallat me Rozanën kështu që shihemi shpesh, por nuk është se kemi pirë dy herë kafe. Rozit i duket sikur kemi pirë 2 herë kafe ose nuk i mban mend. Janë thënë disa batuta, jo grupi jo aleancë, e shpëtova te zinxhiri po s’do të thotë që kemi aleancë. Të sqarojmë ca gjëra se është tepruar pak me humorin në këtë shtëpi.

Unë për Rozanën jashtë kam respektin më të madh, këtu në lojë Rozi ka bërë gabime e po tregohet lojtare e dobët. Shumë acaruese.

Rozana: Kur erdhën sponsorat, erdha unë dhe të mbajta që ti mos të përshkallëzoje në të pira. Të mbajta pranë. Të mbrojta deri në pikën e fundit. Dhe kur të kam thënë që nëse ke parë diçka te unë, doja të vije dhe të m’i thoje. Ty nuk të pëlqejnë të vërtetat. Unë kam thënë në këtë shtëpi që nuk mbroj asnjë njeri që bën gabim. Për ty e kam bërë. Mirë se të vish në lojë. Dua të shoh atë Laertin e debateve. Atë Laertin që njoh jashtë. Këtu ti ke atë Rozanën që njeh jashtë. Por unë s’po shoh atë Laertin që njoh jashtë. Kur ty ta thonë diçka në sy, nuk të pëlqen. Mund të dalësh nesër dhe këtë format që jemi bashkë, mund ta akuzosh. Ky nuk është Laerti i kompeticioneve dhe Laerti i paneleve. Kam dalë në skenë ditën që më ka vdekur im atë. Ti duhet ta dish më mirë se si merren çmimet. Të falënderoj që më ke zgjedhur të më kesh kundërshtare.

Laerti: Më shpjegove dhe më the se “s’kam dëgjuar nga Indriti dhe kam dëgjuar nga ty”, por s’kam reaguar. Të lutem më dëgjo me vëmendje. Çfarë bën Laerti në shtëpi dhe çfarë bën atje jashtë… Të kam thënë që unë s’kam strategji. Kur dje debati kaloi në epitete, unë ndërhyra.

Rozana: Nxirre Laertin e vërtetë.

Laerti: Më plagose dy herë. Të thashë ‘mos e bëj më’. Më the që ‘nuk flas për kauzën e femrave’. Ti e ke parë sa e kam ngritur zërin për kauzën e femrave aty jashtë dhe këtu brenda. Pasi ndodhi kjo ngjarje, kam marrë Indritin dhe i kam thënë që të kërkojë falje, sepse ato fjalë nuk i thuhen një femre.

 

laerti rozana

Lini një Përgjigje