TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 8 Maj 2026, 15:55

“Sulltan Sulejmani” dhe “Hyrremi” rikthehen në ekran pas 15 vitesh së bashku  

Shkruar nga Pamfleti
“Sulltan Sulejmani” dhe “Hyrremi” rikthehen në
“Sulltan Sulejmani” dhe “Hyrremi” rikthehen në ekran pas 15 vitesh së bashku  

Pas 15 vitesh nga suksesi botëror i “Sulejmani i Madhërishëm”, dyshja ikonike e ekranit turk, Halit Ergenç dhe Meryem Uzerli, janë rikthyer sërish bashkë në një projekt të ri kinematografik që ka ngjallur interes të madh te fansat.

Filmi i ri mban titullin “Imrozda Bahar” (Pranverë në Imroz) dhe është nën regjinë e Özcan Alper.

Projekti shënon një ribashkim të shumëpritur të dy aktorëve, të cilët dikur u bënë të famshëm në mbarë botën për rolet e Sulltan Sulejmanit dhe Hyrremit.

Në deklaratat e para për mediat turke, Halit Ergenç është shprehur entuziast për këtë bashkëpunim të ri: “Ishte vërtet shumë bukur të punoja sërish me Meryem-in…”, duke lënë të kuptohet se kimia artistike mes tyre mbetet e fortë edhe pas shumë vitesh.

Rikthimi i tyre në një projekt të përbashkët është pritur me interes të madh në rrjetet sociale, ku fansat e serialit legjendar kanë shpërthyer me reagime dhe nostalgji, duke e konsideruar këtë bashkëpunim si një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2026 në industrinë turke të filmit.

Detaje të tjera rreth historisë dhe premierës së filmit pritet të bëhen publike në ditët në vijim.

sulltan sulejman hyrem rikthim

Lini një Përgjigje