TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 8 Maj 2026, 15:24

Vanesa shpërthen në vaj pas debatit me Henrin: Vëllain nuk guxon njeri të ma përmendë

Shkruar nga Pamfleti
Vanesa shpërthen në vaj pas debatit me Henrin: Vëllain nuk guxon
Vanesa Sono

Ferma VIP është regjistruar sot një debat i papritur mes Vanesa Sono dhe banorit të ri Henri, i cili ka përfunduar me emocione të forta dhe largim nga biseda.

Fillimisht, diskutimi ka nisur në mënyrë të qetë, kur Henri e ka pyetur Vanesën për raportin e saj brenda fermës me Indritin, duke i kërkuar nëse e shihte lidhjen e tyre si afatgjatë. Vanesa është përgjigjur prerë, duke lënë të kuptohet se e konsideron serioze lidhjen që ka krijuar në lojë.

Por situata ka ndryshuar kur biseda është zhvendosur te jeta e saj jashtë fermës, ku Vanesa ka pranuar se pret një reagim nga ish-partneri pas daljes nga formati.

Momenti më i tensionuar ka ardhur kur Henri ka prekur një temë personale për familjen e saj, duke përmendur raportin me vëllanë e saj dhe një situatë të ndodhur më herët mes tyre në Fermë.

Ky koment ka sjellë reagim të menjëhershëm nga Vanesa, e cila është emocionuar dhe ka shpërthyer në lot, duke e konsideruar marrëdhënien me vëllanë si shumë të ndjeshme dhe të paprekshme.

“Kur vjen puna te vëllai im, askush nuk guxon ta përmendë”, është shprehur ajo më pas, përpara se të largohej nga biseda dhe të shprehte irritim te banorët e tjerë.

Ngjarja ka krijuar menjëherë distancë mes dy banorëve, duke shtuar tensionet mes të rinjve dhe “veteranëve” të Fermës, në një moment ku dinamika e lojës po bëhet gjithnjë e më e ndjeshme.

@fermavip.vizionplus

“Te vëllai të mos më hyjë njeri se e ...”/ Vanesa qan dhe përdor fjalë të ndryshme në drejtim të Henrit

♬ original sound - fermavip.al

vanesa sono ferma vip henri

Lini një Përgjigje