Sezoni i shtatë i She’s On Top po përgatitet për rikthim në ekranin e Top Channel, me një format të rifreskuar dhe emra të rinj në fokus.
Në këtë edicion, drejtimin e spektaklit do ta mbajë Sara Gjordeni, e cila ka lënë të kuptohet se publiku do të përballet me një sezon ndryshe nga të mëparshmit.
Diskutimet për përbërjen e jurisë kanë ngjallur interes, ku mes emrave të përfolur është edhe Brikena Selmani, megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar për pjesëmarrjen e saj.
Në një prononcim televiziv në emisionin Live From Tirana, Ed Manushi bëri të ditur se procesi i përzgjedhjes është ende në zhvillim dhe disa prej emrave po finalizohen.
Ai shtoi se dy anëtarë të jurisë janë tashmë të përcaktuar, ndërsa pjesa tjetër e panelit pritet të bëhet publike në ditët në vijim.
Lini një Përgjigje