TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2026, 12:02

Gazetari e pyet për Messin, Ronaldo injoron: Pyetje tjetër (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Gazetari e pyet për Messin, Ronaldo injoron: Pyetje tjetër (Video)
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është aceruar nga pyetja e një gazetari meksikan për Lionel Messin në një intervistë të shkurtër pas ndeshjes së Portugalisë kundër Uzbekistanit.

Cristiano Ronaldo po u përgjigjej me qetësi pyetjeve dhe papritmas një gazetar përmendi Lionel Messin!

Portugezi nuk e la të bënte një pyetje, u zemërua, sigurisht që nuk u përgjigj dhe tha: “një pyetje tjetër”.

Më parë ai kishte deklaruar: “Disa njerëz menduan se unë isha në pension tashmë, por ja ku jam sepse besoj në punën time”.

Rivaliteti Ronaldo-Messi është ende i fortë, pasi argjentinasi tashmë ka 5 gola në Kupën e Botës 2026 dhe është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.

Nga ana tjetër, Cristiano Ronaldo, në moshën 41 vjeç, u bë futbollisti i parë që shënon në 6 Kupa Bote.

cristiano ronaldo messi

Lini një Përgjigje