TAGS-AT E JAVËS

Showbiz24 Qershor 2026, 14:37

I ra ziles 133 herë dhe e ndoqi 22 herë, fansja e yllit të BTS përfundon në gjykatë

Shkruar nga Pamfleti
I ra ziles 133 herë dhe e ndoqi 22 herë, fansja e yllit të BTS
I ra ziles 133 herë dhe e ndoqi 22 herë, fansja e yllit të BTS përfundon në gjykatë

Një gjykatë në Seoul ka dënuar një grua braziliane me një vit burg, me ekzekutim të pezulluar për dy vjet, pasi u shpall fajtore për ndjekje dhe ngacmim të vazhdueshëm ndaj Jungkook, yllit të grupit BTS.

Sipas autoriteteve, gruaja kishte nisur ta ndiqte artistin në dhjetor të vitit të kaluar, duke u paraqitur vazhdimisht pranë banesës së tij në Seul, pavarësisht paralajmërimeve të policisë për të mos iu afruar pronës.

Një nga incidentet më të pazakonta ndodhi kur ajo i ra ziles së derës plot 133 herë dhe la letra e fotografi në hyrje të shtëpisë. Gjatë hetimeve, gruaja deklaroi se veprimet e saj ishin të motivuara nga “dashuria” që ndjente për këngëtarin 28-vjeçar.

Hetimet zbuluan gjithashtu se ajo kishte hedhur sende brenda pronës dhe kishte tentuar të fuste letra përmes hapësirave të derës. Në një rast tjetër, ajo dyshohet se ndoqi një shpërndarës ushqimi për të hyrë në zonën rezidenciale ku banon artisti.

Megjithëse u lirua pas arrestimit me kusht që të mos i afrohej më banesës, gruaja nuk e respektoi urdhrin. Sipas dokumenteve gjyqësore, ajo u kthye disa herë të tjera, duke e çuar numrin e vizitave pranë shtëpisë së Jungkook në rreth 22 raste.

Gjykata vendosi dënimin me burg të pezulluar, duke vlerësuar se rreziku për përsëritjen e veprës penale nuk ishte i lartë. Ndërkohë, autoritetet koreano-jugore po shqyrtojnë mundësinë e dëbimit të saj nga vendi, dhe deportimit në Brazil, vendi i saj i origjinës; përveç rastit nëse ajo arrin të ndryshojë vendimin përmes apelimit.

bts fanse braziliane

Lini një Përgjigje