
Besa Tafari, këngëtare dhe motra e Dafina Zeqiri, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni private, larg vëmendjes së publikut.
Lajmi erdhi si surprizë për ndjekësit, pasi deri në publikimin e fotove dhe videove në rrjetet sociale nuk kishte pasur asnjë informacion lidhur me martesën e saj.
Përmes postimeve në Instagram, Besa ndau disa momente nga dita e veçantë, ku u shfaq e rrethuar nga familjarë dhe miq në një atmosferë elegante dhe intime. Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve ishte mungesa e motrës së saj, Dafina Zeqiri, në pamjet e publikuara.
Bashkëshorti i Besës, Carl Johane, prej kohësh ka zgjedhur të qëndrojë larg jetës publike dhe rrallëherë shfaqet në rrjetet sociale.
Në fotografitë e ndara nga ceremonia, çifti duket i lumtur teksa feston një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tyre.
Historia e dashurisë së Besës dhe Carlit u bë publike me fejesën e tyre në maj të vitit 2024. Pas afro dy vitesh lidhje, çifti vendosi ta kurorëzojë dashurinë me martesë.

Lini një Përgjigje